Trajtime unike të fytyrës që i përgjigjen dëshirave tuaja personale për çdo lloj lëkure me protokoll të specializuar.
Redukton ënjtjen dhe rrathët e zinj, duke zbutur linjat dhe rrudhat. Rezultati është një rinovim i menjëhershëm i zonës së syve.
30 Minuta | -€
Mëso më shumë
Zbuloni bukurinë dhe shkëlqimin e lëkurës suaj në vetëm 30 minuta. Përfshin masazh relaksues, pastrim, eksfolim dhe aplikim të maskës Ultra Radiance.
30 Minuta | -€
Mëso më shumë
Një koktej i shkëlqyer përbërësish aktivë me portokall, kajsi, kumkuat nga Korfuzi, lotus i shenjtë, ujë deti i filtruar natyrshëm nga shkëmbinjtë e detit, vitamina C dhe E, i ofrojnë lëkurës së fytyrës suaj një ndjesi të pakrahasueshme hidratimi, rigjallërimi dhe freskie.
60 Minuta | -€
Mëso më shumë
Trajtim i përforcuar për hidratim maksimal me përbërës nga zemra e oqeaneve. Ofron hidratim të shkëlqyer dhe butësi në lëkurë.
60 Minuta | -€
Mëso më shumë
Trajtim i specializuar dhe inovativ për fytyrën dhe dekoltenë, me performancë të lartë, që premton të reduktojë shfaqjen e vijave të holla dhe rrudhave, dhe të forcojë ndjeshëm procesin natyror të rinovimit të qelizave, duke shtrënguar dhe përmirësuar kështu konturin e përgjithshëm të fytyrës. Duke shfrytëzuar produktin revolucionar të kuq Skin Rebirth Miracle Reinventing gel, çdo pjesë e juaja zhytet në një valë teknikash të specializuara, që synojnë çdo nevojë tuajën dhe ofrojnë një pamje plotësisht të rinovuar. Lëkura juaj riformohet. Ristrukturohet. Rilind!
60 Minuta | -€
Mëso më shumë
Trajtim spektakolar për shtrëngim me kolagjen, acid hialuronik dhe silic. Përmirëson fortësinë, mbush dhe zbut rrudhat, duke rigjallëruar lëkurën.
60 Minuta | -€
Mëso më shumë
“Familja” e Xellent Spa prej tre dekadash dallohet për ofrimin e shkëlqyer të shërbimeve dhe menaxhimin e Spa-ve Hoteliere, kozmetikën e cilësisë së lartë, cilësinë e lartë të bashkëpunëtorëve dhe shërbimeve të saj. Stafi i saj i trajnuar në mënyrë të shkëlqyer ofron trajtime profesionale të përshtatura sipas nevojave personale të klientëve, për një ndjesi të plotë mirëqenieje, duke pasur gjithmonë parasysh zonën dhe veçoritë e çdo njësie hoteliere.
Filozofia e Xellent Spa, standardet e cilësisë së pakompromis, kujdesi personal me qëllim klientë të kënaqur dhe trajnimi i vazhdueshëm i stafit dhe bashkëpunëtorëve për sukses biznesi krijojnë kushtet ideale për një rrugëtim të suksesshëm.

Që nga fillimi, THALGO është një pioniere në botën e Bukurisë Detare. Ditë pas dite dhe vit pas viti, zbulime të reja i mundësojnë ekipit të saj shkencor të krijojë produkte me veti të pakrahasueshme për mbrojtjen e bukurisë dhe rinisë së fytyrës dhe trupit tuaj.
Çdo produkt Thalgo është një përqendrim i vërtetë i efektivitetit të detit, i krijuar sipas standardeve të rrepta të performancës, përputhshmërisë absolute me lëkurën dhe përvojës estetike të plotë. Në institutet e bukurisë dhe në Spa, mund të përfitoni nga një program i plotë dhe i personalizuar, i projektuar nga profesionistë të vërtetë. Zbuloni teknikat e tyre të sakta dhe të personalizuara përmes trajtimeve më të avancuara, të dizajnuara posaçërisht për institutet e bukurisë dhe Spa-të.
Kjo filozofi e vendos Thalgo si lider global në kozmetikën profesionale detare.

Rigjallërohuni me trajtimet tona të specializuara për trupin, të dizajnuara për të përmbushur nevojat tuaja personale. Dorëzohuni në duart e terapeutëve tanë me përvojë dhe ndjeni relaksimin e thellë dhe rinovimin që ofrojnë trajtimet tona unike.

Shijoni trajtimet VIP më të avancuara që kombinojnë luksin dhe mirëqenien. Në suita private Premium Spa, trajtimet tona ofrojnë relaksim dhe rigjallërim të plotë, duke krijuar një përvojë të paharrueshme për trupin dhe mendjen tuaj.

and unlock travel inspiration, news and exclusive offers